Statistikat e Messit tregojnë se ai është shumë më i mirë se Ronaldo këtë sezon

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë paraqitje brilante për Barcelonën dhe Juventusin, respektivisht, deri tani këtë sezon. Ama, në bazë të statistikave, superylli argjentinas veçohet si shumë më i mirë.

Vetëm në këtë sezon, kapiteni i Barcelonës i ka shënuar 29 gola, ndërsa asi i Juventusit vetëm 17.

Messi po ashtu ka dhuruar 14 asiste dhe ka bërë 89 pasime kyçe, krahasuar me shtatë asistet dhe 44 pasimet kyçe të Ronaldos.

Sa i përket driblimeve, 31-vjeçari argjentinas i ka 96 sosh, ndërsa 33-vjeçari portugez vetëm 33.

Leo i ka marrë me vete 13 çmime lojtari i ndeshjes, ndërsa ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit vetëm shtatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme