Përkushtimi dhe puna e tij e madhe në karate e bëjnë Mustafë Merovcin të veçantë në këtë sport luftarak. Ai është më shumë se një mjeshtër i karatesë.
Mervoci është themelues i metodës së interpretimit të teorisë dhe praktikës së arteve marciale, të quajtur “Shinpo Ruy” për të cilën ka marrë gradën 10 Dan në karate dhe titullin “Soke”, që i bie themelues, shkruan sot Koha Ditore.
Statovci, 65-vjeçar, ka fituar edhe tituj të tjerë të rëndësishëm, si atë të Mjeshtrit të Madh apo siç njihet në sportet luftarake “Grandmaster”. Të gjitha këto i kanë mundësuar atij që me disa mjeshtër të tjerë të lartë të arteve marciale të themelojnë asociacionin “Wolrd Shinpo Ryu Federation” në krye të të cilit është prej vitit 2011.
Statovci insiston se kur i është përkushtuar karatesë nuk ka pasur në mendje gradat e tilla, por thjesht vetëm ka dashur të kontribuoj sa më shumë për këtë sport me të cilin është i lidhur.