Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Jeta Statovci, do të marrë pjesë në një event me 200 deputetë nga 100 vende të ndryshme të botës.
Statovci është e vetmja deputete nga rajoni. E temë kryesore këtë vit janë krizat e thella me financat, ushqimin, ngritjes së parë të varfërisë ekstreme në këtë shekull, dhe rrethanave në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Postimi i plotë i saj:
E nderuar të jem folëse në 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐏𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫 𝐆𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥 (𝐆𝐏𝐅) 𝐧ë 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐃𝐂, organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtu do trajtoj temën për “Mbrojtjen e së Ardhmes: Korniza Ambientale dhe Sociale”, si një ndër panelistet e vetme nga rajoni. Ky event unik, mblidh mbi 200 deputetë nga 100 vende, dhe adreson sfidat globale të rëndësishme. Këtë vit, ne takohemi në sfondin e krizave të thella me financat, ushqimin, ngritjes së parë të varfërisë ekstreme në këtë shekull, dhe rrethanave në mes të Rusisë dhe Ukrainës.