Statuja e Ronald Reagan vendoset në hapësirën ku ai mbajti fjalim, 30 vjet para se të rrëzohej Muri i Berlinit

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Pikërisht në hapësirën kur Ronald Reagan mbajti fjalim dhe i kërkoi Bashkimit Sovjetit ta rrëzonte barrierën, është vendosur statuja e tij.

Në 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, kur Gjermani është përgatitur ta festojë këtë ditë, është shpalosur edhe statuja e ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara, që bëri shumë në bashkëpunimin e dy pjesëve gjermane, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës që bëri në Berlin më 12 qershor të vitit 1987, Reagan i kërkoi liderit sovjetik Michael Gorbachev të vazhdonte me reforma dhe të linte anash ndarjen.

Në një fjalim para Portës së Brandenburgut, që ishte në anën e murit të Gjermanisë Lindore, Reagan tha se paqja dhe prosperiteti do të vinin vetëm nga rrënimi i murit.

Vetëm dy vjet më vonë, më nëntë nëntor 1989, qeveria e Gjermanisë Lindore hapi kufijtë me Gjermaninë Perëndimore, duke e shembur murin ndarës.

Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo shpalosi statujën për nder të presidentit Reagan, teksa e quajti atë “moment monumental” përpara se të ndihmonte për të hequr mbulesën e tij në tarracën e ambasadës, në nivelin e syve me majën e Portës së Brandenburgut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme