Këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci, ka thënë se disa parti politike në Kosovë s’po mund t’i menaxhojnë as tubimet me nga 30 njerëz.
Këto komente i ka bërë pasi në disa tubime të LDK-së ka pasur përleshje të anëtarësisë së kësaj partie.
“Imagjinoni, ka pasur kuvende me nga 1 500 pjesëmarrës dhe kanë kaluar pa asnjë problem, ndërkaq po i shohim disa parti që s’mund t`i menaxhojnë as 30 njerëz brenda një procesi e, për më keq, as t’i evitojnë përleshjet fizike. Edhe ky është një tregues se si funksionon organizata jonë dhe se sa shumë dallojmë nga partitë e tjera. Prandaj, njerëzit na besojnë”, ka thënë Stavileci, për Epokën e Re.
Ndryshe, LDK ka lëshuar akuza ndaj partive tjera, edhe ndaj PDK-së se kanë gisht në tubimet ku po ka përleshje edhe fizike.
Partia e Kadri Veselit nesër mban Konventën Zgjedhore ku pritet që sërish Kadri Veseli, ish-Shef i SHIK’ut, të bëhet Shef i ri i PDK-së.