Stavileci: MZhE-ja po përmbush obligimet që dalin nga MSA-ja

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 16:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ka prezantuar të arriturat në përmbushjen e veprimeve që dalin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në rrafshin e zhvillimit ekonomik si dhe Fondet e Instumentit të Paraanëtarësimit (IPA).

Stavileci ka thënë se duke e ditur se zbatimi i MSA-së implikon obligime juridike për Kosovën, për të arritur zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje dhe të të gjitha këtyre reformave që kërkon ajo, është hartuar Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZ MSA); ndërsa tani ka filluar rishikimi i i këtij programi për vitin 2017.

Ai tha se lidhur me Zbatimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, MZHE në bazë të kuartaleve si institucion përgjegjës ka raportuar në kuadër te kapitujve për masat afatshkurtra.

Kreu i MZhE-së më këtë rast është ndalur veç e veç te Kapitulli 1 i acquis-së: Lëvizja e lirë e mallrave/ masa legjislative; Kapitulli 3: E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve në kuadër të masave zbatuese; Kapitulli 3: E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve në kuadër të masave zbatuese; Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe mediat/ masat legjislative; Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe mediat /masat zbatuese; Kapitulli 15: Energjia/ masat legjislative; Kapitulli 15: Energjia / masat zbatuese dhe Fondet e IPA II.

Ministri ka bërë të ditur se janë në proces të përmbushjes të gjitha masave legjislative për fushat që mbulon MZhE-ja, konform afateve kohore të përcaktuara, duke ju referuar dokumenteve strategjike legjislacionit dhe akteve nënligjore, për TIK, Energji dhe ofrimin e shërbimeve.

Duke u ndalë te masat zbatuese në sektorin e energjisë, që lidhen me kapitullin e 15, Stavileci tha se është përgatitur drafti i Strategjisë së Energjisë 2016-2025 dhe tani vazhdon procesi i finalizimit të draftit në bazë të inputeve të diskutimit publik. Derisa Programi i zbatimit të Strategjia së Energjisë 2016-2018 do të hartohet pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Strategjisë së Energjisë 2016-2025.

Sa i përket ndërtimi dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike, Ministri theksoi se mbyllja komerciale është përfundim e sipër , ndërsa shprehja e interesit pritet të ndodh në fund te këtij viti. Ndërkaq, sa i përket mbylljes financiare pritet të ndodh gjatë vitit 2017. Ai foli edhe për aktivitetet për dekomisionimit të TC “Kosovës A”.

Sa i përket, Fondeve të IPA, pas hartimit te projekteve nga MZhE, Komisioni Evropian nga viti 2014 ka mbështetur Kosovën me: Asistencë teknike për procesin e dekomisionimit te TC “Kosovës A” dhe studimi i fizibilitetit të “Kosovës B”; Mbështetje për implementimin e pakos së tretë të energjisë me fokus të veçantë në EE dhe BRE me shumë prej 2.5 mil. Euro; Projektin për rehabilitimin e ngrohtores në Gjakovë dhe Prishtinë dhe Projektin i ndërtimi i deponisë për mbeturinat e rrezikshme ne shume prej 12 mil euro. Derisa IPA 2017 është në fazën e identifikimit të prioriteteve dhe projekt propozimeve.

Stavileci: Punëtorëve të KEDS-it u skadoi kontrata

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi, e ka pyetur ministrin Stavileci  për largimin e rreth 300 punëtorëve nga KEDS-i. Ajo tha se punëtorët janë larguar në mënyrë kolektive gjë që sipas saj përbën shkelje të Ligjit të Punës.

Ministri Stavileci u përgjigj duke thënë se “arsyeja e largimit të punëtorëve është skadimi i kontratave të punës”.

Kurse deputeti, Xhavit Haliti, e pyeti për basenin e qymyrit në Dukagjin, për të cilën Qeveria ka kërkuar leje të hulumtimit nga kompania “Envidity”.

Haliti ka thënë se pse duhet të jepet një leje e tillë e hulumtimit, kur veç dihet se në cilat pjesë Kosova përmban lëndë djegëse.

Stavileci u përgjigj dukë thënë se kompania në fjalë i ka përmbushur shumë aspekte teknike dhe procedurale dhe se përgjegjësia për të bie në pesë ministri të ndryshme. Ai gjithashtu i ka ftuar anëtarët e Komisionit që për informata shtesë t’i drejtohen edhe me shkrim apo të vijë edhe herëve tjera të raportojë në detaje.

Ministri Stavileci, ka raportuar për shqyrtimin e Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ai ka treguar që është miratuar pakoja e tretë e energjisë, e cila sipas tij, kjo është njëra ndër detyrimet ligjore që lidhet me agjendën e interkonjeksionit. “Kjo pako njëkohësisht llogaritet si njëra ndër arritjet më të mëdha të shteteve të regjionit por jo vetëm”.

Ai paraqiti gjithashtu edhe tri prioritetet komunale të energjisë.

“Ne për vitin 2017 kemi planifikuar edhe tri prioritet e energjisë. E para është integrimi në tregun rajonal të energjisë elektrike, e dyta është liberalizimi i tregut, dhe e treta janë bursat energjetike. Ne sot por edhe duke përfshirë vendet e regjionit kanë bërë bursat energjetike. Një bursë të tillë jemi duke e përgatitur që të kemi me Shqipërinë, por gjithashtu kemi marr edhe modelin skandinav”, ka thënë Stavileci.

Të ngjashme