Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq sot në Pekin, në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, tha se pozita e Serbisë në aspektin e anëtarësimit në këtë organizatë është e qartë vetëm shtetet sovrane dhe shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të aplikojnë për anëtarësim në këtë organizatë.
Duke folur për kriteret dhe procesin e anëtarësimit në Interpol, ai tha se se deri më tani asnjë njësi gjeografike që bie nën regjimin e administratës ndërkombëtare nuk është bërë anëtare e Interpolit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi.
Kjo deklaratë e tij erdhi në ditën kur Palestina dhe Ishujt Solomon iu bashkuan organizatës ndërkombëtare të policisë ndërkohë që Kosova pak ditë para votimit hoqi dorë nga aplikimi për t`u bërë anëtare e saj.