Serbia nuk mund të lejojë që serbët të jenë një popull që lejohet ta vrasin dhe torturojnë dhe për këtë askush të mos përgjigjet.
Kështu ka deklaruar ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq në lidhje me siç i ka quajtur ai kërcënime të politikanëve shqiptarë nga Prishtina në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale.
Ai për Tanjug thekson se pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj këtyre “kërcënimeve” dhe mbi të gjitha, për këto të deklarohen SHBA-ja dhe BE-ja, pasi sipas tij tij ata ishin ” mbështetësit më të mëdhenj të Prishtinës në përpjekjet e saj”, transmeton Klan Kosova.
Këto komente të tij vijnë rreth dy javë pas nismës në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.