Stefanoviq: Serbia ka argumente të forta që Kosova nuk mund të jetë pjesë e Interpolit

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, para udhëtimit për në Kili, tha se Serbia ka argumente të forta policore, ligjore dhe politike që konfirmojnë pa mëdyshje se Kosova nuk mund të pranohet në Interpol.

Stefanoviq, i cili do të drejtojë delegacionin serb në Asamblenë e 88-të të Interpolit, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “shteti i rremë i Kosovës nuk ka vend në Interpol”.

Një pjesë e delegacionit serb është tashmë në Kili, ku së shpejti ata do të bashkohen nga Stefanoviq në luftën për të parandaluar Kosovë që të pranohet në Interpol, shkruan Novosti, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan Novosti,  lufta diplomatike kundër kësaj kërkese ka vazhduar që nga Asambleja e Përgjithshme e vitit të kaluar në Dubai, në të cilën kjo kërkesë u refuzua dhe do të intensifikohet në ditët në vijim.

“Prishtina ka ndryshuar taktikat e saj këtë vit, në raportimet e fundit thuhet se ata do të heqin dorë nga aplikimet dhe janë të vetëdijshëm se nuk kanë mbështetje ndërkombëtare, megjithatë, prapa skenës, ka presione serioze nga vendet që mbështesin pavarësinë e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme