Sipas raporteve të mediave angleze, sulmues anglez Raheem Sterling është i hapur për t’u larguar nga Manchester City këtë verë.
Sulmuesi anglez 26-vjeçar, u bashkua me gjigantët nga Etihad për 49 milionë funte nga Liverpooli në vitin 2015.
Por, pas një sezoni të vështirë në nivel klubi, në të cilin ai thuhet se prishi raportet me Pep Guardiolan në prill, mediumi The Athletic raporton se ai do të ishte i gatshëm të eksploronte një sfidë të re nëse do të dilte një mundësi emocionuese.
Mendohet se City mund të jetë gati për të pranuar të holla, veçanërisht pasi Sterling ka vetëm dy vjet në marrëveshjen e tij aktuale që fiton 300 mijë funte në javë.
Nëse ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij verën e ardhshme, kjo do të ulte ndjeshëm vlerën e tij dhe çdo tarifë transferimi.
Megjithatë, shitja e Sterlingut për rreth 80 milionë funte këtë verë, do të ndihmonte në financimin e një transferimi rekord për Jack Grealish ose Harry Kane, të cilët do të kushtonin të paktën nga 100 milionë funte secili.
Arsenali dhe Real Madrid janë dy klubet që kanë qenë të lidhura me yllin e Anglisë në muajt e fundit.
Siç është zbuluar nga mediumi SunSport, Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë paratë e transferimit dhe një pagë të majme, ashtu sikurse kanë bërë për Pierre-Emerick Aubameyang.
Ndërkohë, Real Madridi, vazhdon të monitorojë situatën e Sterling te City, edhe pse skuadra e La Ligas ka probleme financiare, kështu që nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përballojë një lëvizje të madhe parash në afatin aktual të transferimeve.
Sidoqoftë, City po konsideron gjithashtu edhe t’i dorëzojë atij një kontratë të re pas pushimeve të tij për ta lidhur atë për një kohë të gjatë dhe të vazhdoj të mbetet ylli i ekipit, duke përmirësuar edhe raportet me trajnerin Guardiola.