Raheem Sterling e sheh Manchester Cityn të pandalshëm para ndeshjes kundër Chelsea në finalen e së shtunës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Pep Guardiola po luan në një finale evropiane për herë të parë në histori.
Sterling beson në skuadrën e tij, pavarësisht se City humbi dy ndeshjet e fundit kundër Blueve të Thomas Tuchel.
“E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja të jem i sinqertë”, tha 26-vjeçari.
“Është një ndeshje ku pres një provë të vështirë, po pres gjithashtu që ne t’i shkojmë deri në fund”.
“Unë mendoj se kampi është mjaft i relaksuar”.