Steroidet dhe ilaçet kundër rënies së flokëve zvogëlojnë fertilitetin mashkullor

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë zbuluar një paradoks evolutiv në të cilin në qendër janë meshkujt të cilët zvogëlojnë mundësinë e krijimit të pasardhësve duke u përpjekur që të duken sa më joshës

Fjala është për marrjen e steroideve, tabletave për relaksim dhe atyre të cilat ndikojnë në zvogëlimin e rënies së flokëve, ndërkaq ndikojnë në fertilitetin mashkullor, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen quhet Paradoksi Mossman-Paceyev, sipas shkencëtarëve të cilët të parët e kanë përshkruar në literaturën shkencore.

Marrja e steroideve për shkak të ndërtimit të shpejtë të masës muskulore apo thjesht ilaçeve kundër rënies së flokëve me të madhe mund të ndikojnë në fertilitetin mashkullor dhe t’u shkaktojnë probleme çifteve të cilët dëshirojnë fëmijë.

“Kam vërejtur që disa meshkuj të cilët vijnë për testim të fertilitetit vërtet janë të mëdhenj. Përpiqen që të duken ashtu, përpiqen që të duken sikur janë “kulm i evolucionit”.

Mirëpo në kuptimin e evolucionit në të vërtetë janë shumë të dobët, sepse, pa përjashtim, në ejakulatin e tyre nuk ka pasur spermatozoide”, thotë JamesMossman, profesor në Universitetin amerikan Brown.

Zvogëlimi i potencialit riprodhues

Steroidet anabolike emetojnë veprimin e hormonit mashkullor testosteron dhe përdoret për rritjen dhe forcimin e muskujve, ndërkaq përdoruesit e tyre të rregullt janë bodybilderët./Telegrafi/

Të ngjashme