Ekonomia Online
FUNDIT

Stinë

Stinë

(Poezi nga Fabiola Sali) Dielli zgjat gishtërinjtëngroh gjithçka, i jep jetëgjaku lëvron nën lëkurë pemësh,buisin bisqe të gjelbërsi triumf mbi dimrin e egër. I preva gjethet,barishtet e thataç’të bëj me to, t’i ushqej kot!?Pajetë rrënjët damarë të ngrirë,ndërthurur me dheun e ngrohtë. I preva gjethet,lulet e thatau përkasin të ftohtit të hidhur,Shumëngjyrëshet lëkunden,luajnë me erën,butësisht […]

(Poezi nga Fabiola Sali)

Dielli zgjat gishtërinjtë
ngroh gjithçka, i jep jetë
gjaku lëvron nën lëkurë pemësh,
buisin bisqe të gjelbër
si triumf mbi dimrin e egër.

I preva gjethet,
barishtet e thata
ç’të bëj me to, t’i ushqej kot!?
Pajetë rrënjët damarë të ngrirë,
ndërthurur me dheun e ngrohtë.

I preva gjethet,
lulet e thata
u përkasin të ftohtit të hidhur,
Shumëngjyrëshet lëkunden,
luajnë me erën,
butësisht dridhur.

Të ngjashme