Stinori nis me derbi në stadiumin e rinovuar, por pa tifozë

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 08:32 | Nga

Nënkampionia e Kosovës, Prishtina, ndeshjen e parë të saj në stadiumin e rinovuar të qytetit do ta luajë pa përkrahjen e “Plisave”.

Prishtina do të jetë vendase në hapje të stinorit të ri 2018\19 dhe përballë saj do të jetë Gjilani. Kështu është vendosur të mërkurën me short, të hedhur në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), shkruan sot Koha Ditore.

Por dyert e stadiumit, së fundi të emërtuar “Fadil Vokrri”, do të jenë të mbyllura për shikues.

Prishtina është e dënuar që ndeshjen e parë si vendase në stinorin e ri ta luajë pa shikues, pasi në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, atë ndaj Dritës në Pejë, tifozët prishtinas fyen udhëheqësit e FFK-së.

Prishtina ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar si vendase i luajti në Pejë, pasi stadiumi i qytetit është duke u rinovuar tash e dy vjet. Ka luajtur edhe në stadiume të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme