Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Me këtë rast, ai do të takohet me zyrtarët e kësaj partise, në selinë qendrore të AAK-së, në orën 11:45.
Një ditë më parë, ish-kreu i shtetit kroat është takuar në Prishtinë me kryeministrin Isa Mustafa me ç`rast vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, si dhe përkrahjen e tij të mëtejshme për vendin tonë.