Stojkoviq: Vuçiqi s’do ta arrestojë Radoiçiqin, e dërgoi avokatin e tij për të vëzhguar zgjedhjet në Rusi

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do ta arrestojë, Milan Radoiçiqin, i cili kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Stojkoviq ka thënë se Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por siç thotë ai, avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

“Vuçiqi jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”, shkroi Stojkoviq në platformën “X”.

Të ngjashme