Stoltenberg: NATO respekton qëndrimin e Serbisë për mos anëtarësim

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 16:04 | Nga

Serbia është vend i pavarur dhe sovran.

Kështu ka nisur të flasë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ku ka thënë se respektojnë qëndrimin e Serbisë që nuk dëshiron anëtarësim në NATO, shkruan Tanjug.

“Kjo nuk është pengesë për forcimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Stoltenberg në Bruksel.

“Ne nuk po flasim për anëtarësimin e Serbisë në NATO. Ata e kanë bërë të qartë që nuk e duan anëtarësimin dhe NATO e respekton këtë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme