Stoltenberg: Raportet mes Rusisë dhe NATO-s në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Aleancës Veriatlantike Jens Stoltenberg, ka thënë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Nato-s janë në pikën më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Stoltenberg këto komente i bëri gjatë një konference ku e komentoi vendimin e NATO-s për të debutuar tetë anëtarë të misionit të Rusisë që dyshohet se kishin punuar si agjentë të inteligjencës ruse.

Ai theksoi se vendimi ishte në përputhje.

Sekretari i NATO-s tha se e kishte ftuar Kremlinin në takime, por se nuk janë përgjigjur pozitivisht.

“Ne kemi parë veprimet e tyre agresive, jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe ngritjen e konsiderueshme ushtarake dhe shkeljet e marrëveshjeve të rëndësishme të kontrollit të armëve”.

“NATO kishte ftuar Rusinë në takime, Kremlini nuk është përgjigjur pozitivisht”.

Jens Stoltenberg po ashtu komentoi edhe paktin e sigurisë midis Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë, një veprim që zemëroi Francën.

Ai tha se e kuptoi zhgënjimin e Francës.

I pari i Aleancës Veriatlantike shtoi se ai ishte absolutisht i sigurt se aleatët e përfshirë do të gjejnë një rrugë përpara.

Marrëveshja midis tre vendeve do të lejonte Australinë të ndërtonte nëndetëse me energji bërthamore duke përdorur teknologjinë amerikane, por prishi një marrëveshje me Francën për të ndërtuar 12 nëndetëse.

“Marrëveshja e gushtit nuk është e drejtuar kundër Evropës apo NATO -s,” tha Stoltenberg, duke shtuar se ai mirëpret “deklaratën e përbashkët nga Presidenti Biden dhe Presidenti Macron”.

Të ngjashme