Stoqe pajisjesh të papërdorura i mbulon pluhuri në QKUK

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Disave do t’u kryenin punë, por nuk i kanë. Të tjerëve ua kanë zënë rrugën.

Dhjetëra pajisje mjekësore, të cilat janë shfrytëzuar gjatë pandemisë COVID-19, janë mbyllur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për më shumë se dy vjet.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasje në Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit, ku pa se gjysma e katit të tretë është e mbushur me pajisje të pluhurosura – nga ato për oksigjen deri tek ato që përcjellin aktivitetin e zemrës.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, thonë se zgjidhja për këto pajisje do të gjendet “brenda javësh”, por nuk japin detaje se përse nuk është gjetur deri më tash.

Ka përfunduar regjistrimi i pajisjeve. Nga njësitë bio-mjekësore është kërkuar që lista të shpërndahet në të gjitha njësitë në SHSKUK dhe aty ku ka nevojë, të dërgohen dhe të përdoren”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së.

Të ngjashme