Pas këmbënguljes për Donnarumman e Milanit, Liverpool duket se e ka kaluar tashmë vëmendjen drejt portierit shqiptar të Lazio-s, Thomas Strakosha.
“Tuttomercatoweb” shkruan sot se vëmendja e finalistëve të Champions është zhvendosur tashmë te portieri shqiptar, për të cilin është gati të ofrojë 30 milionë euro.
Edhe pse jemi në hapat e para të një marrëveshje të mundshme mes palëve, Lazio tregohet e kujdesshme dhe menjëherë Tare ka nisur nga puna për një zëvendësues të denjë të gardianit kuqezi.
“Il Messaggero” shkruan se Igli Tare ka hedhur sytë nga Iker Casillas, portieri legjendar i Realit të Madridit, i cili 3 vitet e fundit ka qenë pjesë e Portos.