Strasburg: Gjatë incidentit, sulmuesi bërtiti “Zoti është më i madhi”

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg.

I dyshuari, i cili është i njohur për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.

Gjatë sulmit, ai bërtiti “Zoti është më i madhi” në gjuhën arabe, deklaroi prokurori si dhe bëri të ditur se sulmuesi është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat policore.

Policia ka thënë se 29 vjeçari i dyshuar ka lindur në Strasburg dhe është njohur nga shërbimet e sigurisë si kërcënim i mundshëm terrorist.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që ka qenë pjesë e një takimi për kriza me zyrtarë të kabinetit të tij në Paris, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se “solidariteti i gjithë kombit” është me Strasburgun, viktimat dhe familjet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme