Kur KEK-u nuk prodhon energji elektrike, nuk prodhon as avull për Termokos duke lënë qindra mijëra banorë pa rrymë dhe pa ngrohje. Pushteti i sotëm, kur ishte në opozitë, deklaronte se qytetarëve nuk ju intereson nga vie rryma, nga KEK apo nga importi, ata thjeshtë duan rrymë. E saktë, pajtohem. E sot? Në vend që […]
Strategjia “…edhe bar do hamë…”

Kur KEK-u nuk prodhon energji elektrike, nuk prodhon as avull për Termokos duke lënë qindra mijëra banorë pa rrymë dhe pa ngrohje.
Pushteti i sotëm, kur ishte në opozitë, deklaronte se qytetarëve nuk ju intereson nga vie rryma, nga KEK apo nga importi, ata thjeshtë duan rrymë.
E saktë, pajtohem. E sot? Në vend që të ju sigurohet energji elektrike qytetarëve u kërkohet ta kursejnë energjinë, duke fikur çdo gjë në shtëpitë e tyre! E për ngrohje? Mos përdorni energjinë elektrike, mos përdorni drutë, mos përdorni thëngjillin, ngrohjen qendrore ua ndalë KEK/Qeveria… mërdhijuni! Sëmuruni!
Në vend të propagandës boshe dhe urdhrave qesharake drejtuar qytetarëve, Qeveria duhet të ketë strategji të qartë të energjisë:
- Nëse nuk prodhon energji elektrike KEK-u, ku, kur, sa dhe me çfarë çmimi mund të importojmë atë?
- Kur nuk punon KEK-u, si do të ngrohen banorët e Prishtinës?
- Kanë deklaruar vazhdimisht se janë kundër përdorimit të thëngjillit. Ku, kur, sa dhe me cfarë çmimi do të prodhohet energji elektrike nga burimet e ripërtërishme?
- A funksionon Termokosi pastaj nga këto burime të ripërtërishme apo duhet kthyer ngrohjen me mazut? Apo duhet mbyllur pastaj Termokosin dhe të ndërtohet sistem tërësisht i ri i ngrohjes qendrore? Nëse po, ku, kur dhe me çfarë çmimi do të ndërtohet ky sistem i ri?
- Nëse kemi pengesa të furnizimit me karburant, cilat janë alternativat? Sa shpejtë dhe me çfarë çmimi zbatohen ato?
- A janë ende të sigurt se nuk kemi nevojë për gazin natyror?
- Po për thëngjillin?
Të qenurit në pushtet kërkon gjetje të përgjigjeve dhe zgjidhjeve për problemet e qytetarëve. Nuk mjaftojnë fjalët e mëdha boshe.
Strategjia “…edhe bar do hamë…” nuk i ofron popullit zgjidhje por thjeshtë fjalë të mëdha e shtëpi të ftohta e të errëta.











