Strukturat dhe anëtarësia e nëndegës së AAK-së në kryeqytet iu bashkohen PDK-së

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Bujar Cakolli, njoftoi se strukturat dhe anëtarësia e nëndegës së AAK-së “Haxhi Zeka” në kryeqytet, u janë bashkuar PDK-së.

“Platforma jonë për Rimëkëmbje po përqafohet masivisht edhe nga aktivistë e struktura të partive të tjera. Sonte strukturat dhe anëtarësia e nëndegës së AAK-së “Haxhi Zeka” në kryeqytet, iu bashkuan PDK-së. Së bashku me nënkryetaren e degës Eliza Hoxha dhe sekretarin e degës Arben T. Gecaj iu dëshiruam mirëseardhje ne familjen tonë politike”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme