Lëvizja Feministe Studentore ka bllokuar anëtarët e Këshillit të Etikës dhe profesorin Xhevat Krasniqi, të cilët po kërkojnë përjashtimin e këtij të fundit nga Universiteti i Prishtinës. Krasniqi është akuzuar nga 27 studentë për ngacmim seksual, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e pestë të Këshillit të Etikës, për herë të dytë i ftuar në dëshmi ishte vetë profesori Xhevat Krasniqi. Ai ka mohuar akuzat për ngacmim seksual.