Ndonëse ndër programet më të reja që ofron në gamën e gjërë të profileve studimore, Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB, shpejt dhe sigurtë po ecën drejt majave të suksesit, duket marrë primatin e një ndër programeve më të suksesshme të infermierisë në Kosovë dhe rajon.
Krahas aktiviteve të shumta shkencore, akademike e profesionale gjatë vitit akademik që lamë pas, Fakulteti i Infermierisë suksese të shumta ka arritur edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar falë aktiviteteve të shumta me institucione të rëndësishme mjekësore në vendet evropiane si Slloveni, Gjermani, Kroaci, Skotlandë, etj.
Arritja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin Protestant të Shkencave Aplikative në Berlin të Gjermanisë, tani e tutje do të jetë edhe një mundësi më shumë për të gjithë studentët e këtij fakulteti që synojnë tregun evropian të punës.
Marrëveshja e nënshkruar në nivel rektorësh të dy institucioneve respektive, do t’ i mundësojë studentëve të Infermerisë të Kolegjit AAB që praktikën profesionale ta kryejnë në kuadër të Universitetit Protestant të Shkencave Aplikative në Berlin si një partner tejet serioz.
Marrëveshja do të fillojë së zbatuari nga viti akademik 2017/18, ndërkohë që studentët e Infermierisë të Kolegjit AAB pjesën e ushtrimeve profesionale studimore e kryejnë edhe në laboratorët modernë të pajisur me pajisjet e fundit teknologjike si dhe në institucionet shëndetësore në vend, si Qendrat e Mjekësisë Familjare e Shërbimin spitalor të QKUK-së.
Në programet akademike të Kolegjit AAB në fushën e shkencave mjekësore, krahas Infermiersë nga ky vit akademik është shtuar edhe programi i Radiologjisë dhe së shpejti edhe programi i Stomatologjisë.
Kandidatëve të interesuar për regjistrim në Kolegjin AAB iu ofrohet këshillim individual dhe prezantim i ofertës çdo ditë në kampuset tona në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë si dhe nëpër qendrat e regjistrimeve në të gjitha qytetet e Kosovës.