Katër studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës, kanë qenë pjesë e projektit njëvjeçar të komunës së Fushë Kosovës.
Projekti ka të bëjë me shndërrimin e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë, në shëtitore.
Sipas studentëve, projekti është finalizuar dhe është aprovuar nga Komuna e Fushë Kosovës, teksa ky projekt është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës (KAF).
Studentët thanë se ky projekt do të mundësojë qarkullim të lirë të qytetarëve, si dhe do të ofrojë mundësi relaksimi për qytetarët.