Studentët e gazetarisë promovojnë revistën “Intro”

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 14:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar revista “Intro”, produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës “Menaxhim i medies”, raporton Ekonomia.

Verona Selimi redaktore e revistës tregoi se çfarë është punuar në këtë revistë dhe si është punuar.

“Intro sepse kjo është një hyrje se çka munden të bëjnë qytetarët dhe mediat për qytetarët.  Ne me artikujt tonë tregojmë që mediat nuk duhet të shihen si armile por tregojmë mënyre se si të shihen ato mike. 30 persona kanë punuar në ketë revistë dhe 27 kanë qenë vajza. ‘Intro’ është produkt i yni i studentëve të gazetarisë”, tha ajo.

Shefi i departamentit të gazetarisë, Milazim Krasniqi tha se ky është suksesi i radhës i departamentit të gazetarisë dhe një revistë shumë profesionale.

“Ky është njëri nga sukseset e radhës të departamentit tonë, është një prej departamenteve me dinamike, dhe kjo falë një stafi profesionist. Kemi një sukses të kësaj reviste simpatike dhe shumë profesionale, besoj që gjatë punës e keni shijuar që është profesioni më i bukur në botë”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i institutit për politika zhvillimore INDEP tha se bashkëpunimi me departamentin e gazetarisë nuk di të ndalet.

“Kur Genta ma propozoj këtë ide, thamë që ia vlen të merret me këtë revistë, ju keni mbërri me bërë diçka të mirë. Unë i lexova ato dhe iu përgëzoj, profesorët duhet të mburren se çfarë kuadro po nxjerrin, bashkëpunimi me departamentin e gazetarisë nuk do të ndalet që me edukimin medial të përfitojnë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

 Arben Fetoshi, profesor i lëndës “menaxhim medial”, falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar për nxjerrjen e kësaj reviste.

Ju falënderoj shumë për punën dhe fjalët e veçanta. Ne jemi munduar bashkë me Gentianën ta bëjmë detyrën, studentët kanë treguar dashuri dhe pasion për gazetarinë e mirë”, tha ai.

Kjo revistë është botuar me ndihmën e “Institutit  për politika zhvillimore”.

Të ngjashme