Studentët e Infermierisë ofrojnë shërbime mjekësore falas në Gërmi

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 13:58 | Nga

Fakulteti i Infermierisë në UBT, në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit, organizoi një aktivitet sensibilizues në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Dekanit të Fakultetit të Infermerisë, Fitim Alidema, si dhe në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Me këtë rast, dhjetëra studentë të Fakultetit të Infermierisë të UBT-së, bënë matje të hipertensionit arterial për mbi 100 qytetarë të rastit, që treguan interes për këtë aktivitet.
Gjithashtu, studentët u dhanë informacione të detajuara mbi rëndësinë e një ushqyerje korrekte, të aktivitetit fizik dhe mbajtjes së kontakteve të rregullta me mjekun e familjes dhe mjekun specialist.

Në këtë aktivitet, po ashtu u shpërndanë për qytetarët edhe broshura informuese.

Kjo nuk është hera e parë që Fakulteti i Infermierisë në UBT po organizon aktivitete senzibilizuese për shëndetin e njeriut. Studentët e këtij fakulteti në vazhdimësi po ofrojnë shërbime senzibilizuese për një jetë të shëndetshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme