Studentët e nivelit bachelor dhe master lirohen nga pagesa e semestrit veror

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike në Kosovë.

Në këtë lirim përfshihen edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Sipas njoftimit të MF-së, ky vendim shkon në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë së Kosovës si pasojë e pandemisë me koronavirus.

“Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët”, thuhet në njoftim.

Qeveria bazuar në këtë program ka bërë gjatë këtyre ditëve ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Kosovës.

Po ashtu, janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme