Studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së, janë shpallur kampionë në Universiadën Ballkanike të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë.
Kosova mori pjesë në disiplina, basketboll me meshkuj dhe volejboll me femra.
Në këtë Universiadë pjesëmarrës ishin studentë nga 10 shtete të Ballkanit dhe konkurrenca ishte mjaft e madhe, megjithatë studentët e UP-së në fund dolën kampion në dy kategoritë.
Në finale të femrave në hendboll Universiteti I Prishtinës mposhti Hungarinë, ndërsa tek meshkujt triumfuan ndaj Sllovenisë.