Studentët e UBT-së, fitues në garën “Albanian ICT Awards” në Tiranë

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 12:24 | Nga

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, së bashku më një delegacion të UBT-së, kanë marrë pjesë në finalen e madhe të aktivitetit “Albanian ICT Awards”, në Tiranë, i cili shpërblen kandidatët për projektet e tyre inovative.

Në këtë garë janë dalluar projekte të studentëve të UBT-së, të cilëve janë nderuar me çmime shumë të rëndësishme.
Ndër ta, studenti Drinor Selmanaj, që ishte nominuar në disa kategori të rëndësishme të këtij organizimi, ka fituar Çmimin “Cyber Security Project”, ndërsa “Çmimin Cyber Security Professional” iu dha Rio Sherrit, i cili më parë ishte njëri ndër fituesit e aktivitetit “UBT Hack Day Kosova”.

Me ndarjen e këtyre çmimeve, ka përmbyllur suksesshëm punimet ky organizimin, i cili mbahet qe disa vite me rrallë, e që për synim ka shfaqjen e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut. Po ashtu, janë identifikuar, shpërblyer dhe janë promovuar individët më të dalluar përgjatë vitit.

UBT merr pjesë rregullisht në këtë organizim, derisa studentët e UBT-së, në të gjitha edicionet e “Albanian ICT Awards”, kanë qenë të nominuar në disa kategori të rëndësishme me projektet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Vlen të theksohet se para dy viteve, rektori i UBT-së, prof. dr.Edmond Hajrizi ishte nderuar me Çmimin “ICT Akademiku i Vitit”, nga Albanian ICT Awards.
Aktiviteti në fjalë, është organizim i cili ka për synim ka për të përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme