Studentët e UBT-së shohin nga afër punimet arkitekturore e ndërtimore në kryeqytet

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 15:48 | Nga

Studentët e vitit të tretë të fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, si dhe të Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, në UBT, kanë vizituar punët arkitekturore dhe të ndërtimtarisë në kryeqytet, duke parë nga afër zhvillimet në këto dy fusha urbane.

Vizita është bërë në kuadër të lëndës: Organizimi dhe teknologjia në ndërtimtari, ndërsa është drejtuar nga prof. dr. Muhamet Ahmeti dhe PhD. cand. Besa Jagxhiu.

Vizita filloi me objektet e kompanisë “Nartel”. Kryeinxhinieri i kësaj kompanie, Ilir Hetemi, sqaroi lidhur me organizimin e punishtes, masat mbrojtëse, për përvojën e tij gjatë llogaritjeve statike të objektit, problemet që ka hasur gjatë përpilimit të projektit dhe sfidat e ndryshme gjatë realizimit të objekteve, të ndërtuara apo në ndërtim e sipër.

Po ashtu, ai sqaroi përdorimin e materialeve më të reja të përdoruara gjatë realizimit të objektit të vizituar dhe objekteve të tjera. Njoftoi për teknologjinë “Smart hause” dhe u përgjigj në disa pyetje të studentëve.
Vizita vazhdoi tek punimet e ndërtesës 40-katëshë, ku nga përfaqësuesi i kompanisë punëkryerëse, studentëve iu shpjegua për kryerjen e punimeve, organizimin e punishtes etj. Studentët kanë vizituar krejt objektin, ndërkohë që janë informuar për problemet e paraqitura gjatë ndërtimit, posaçërisht për ujërat nëntokësore, ku sasia është e madhe, rreth 10 litra në sekondë.

Vlen të theksohet se vizita ishte shumë e rëndësishme për studentët , të cilët u informuan në detaje për sifdat, që do t’i kenë gjatë punës së tyre, në objekte të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme