Studentët e UBT-së shohin procesin teknologjik të prodhimit në “Frutex”

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në Kolegjin UBT, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë e njohur nga Suhareka – Frutex.

Vizita u bë në kuadër të lëndës “Teknologjia e produkteve me origjine bimore”, nën shoqërimin e profesorit së kësaj lënde, Namik Durmishi, dhe asistentes Lorikë Salihu.

Studentët u pritën nga teknologia e kompanisë, e cila u tregoi atyre tërë procesin teknologjik. Gjithashtu, studentët i njoftoi edhe me linjën e re teknologjike, e cila përfshinë edhe aparaturat e veçanta për përpunimin e ekstraktit të frutave nga lënda e parë, si dhe përpunimin e puresë.

Gjatë javëve në vijim, studentët e UBT-së do të vijojnë me realizim të vizitave në Frutex dhe në kompani të tjera vendore, për të parë procesin e prodhimit të produkteve të tyre, sidomos për të analizuar aspektin ushqimor.

" width=

" width=

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme