Studentët e UBT-së vizitojnë AUV-në, shohin si kontrollohet cilësia e produketeve

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 16:37 | Nga

Studentët e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, në vazhdën e vizitave studimore, kanë vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë së Kosovë, ku kanë qëndruar në Laboratorin e Mikrobiologjisë .

Gjatë kësaj vizite, studentët kanë parë se si menaxhohet dhe se si kontrollohet cilësia e produkteve ushqimore në aspektin mikrobiologjik. Krahas kësaj, ata janë njohur edhe me procedurat e punës në laboratorin e AUV-it, duke filluar nga marrja, ruajtja, përgatitja, si dhe analizimi i mostrave.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë bërë të ditur për studentët se në këtë agjenci zhvillohen dhe implementohen politikat e Qeverisë së Kosovës, në sferën e sigurisë dhe kualitetit të ushqimit, si dhe në sektorët e shëndetit të kafshëve dhe mirëqenies së tyre. Tutje, ata kanë thënë se është duke u zbatuar strategjia e mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, në atë mënyrë që, sipas tyre, siguria dhe kontrolli i ushqimit, të në pajtim me politikat e hartuara.

Në fund të kësaj vizite, studentët e këtij fakulteti patën mundësinë të bëjnë pyetje, ndërkaq ata do të vizitojnë edhe biznese tjera, për të parë nga afër procesin e punës së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme