Studentët e Fakultetit Juridik në UBT kanë zhvilluar vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, me ç‘rast ata njohën për së afërmi me punën e kësaj gjykate.
Studentët, po ashtu, janë njoftuar me funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, rolin dhe detyrat e gjykatës, si dhe mundësitë për pjesëmarrjen ne seanca gjyqësore të hapura për publikun etj.
Më pas studentët si dhe profesorët, vizituan edhe Universitetin e Tiranës. Ata kanë parë se si funksionon universiteti, derisa janë njohur me programet dhe mundësitë të cilat i ofron.
Për studentët e UBT-së realizohen vizita të tilla studimore, të cilat shërbejnë që përveç anës teorike, të njihen me proceset edhe në anën praktike.