Studentët e UBT-së vizituan laboratorin “INKOS”

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 15:33 | Nga

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, kanë vizituar laboratorin e gjeomekanikës “INKOS”, në Obiliq.

Me këtë rast, studentët u njoftuan me punën dhe aktivitetet që ndërmerren për trajtimin e dherave dhe përcaktimin e parametrave fiziko-kimikë në laboratorin “INKOS”, të cilët janë të rëndësisë së veçantë në fazën e planifikimit dhe realizimit të veprave të ndryshme inxhinierike.

Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga udhëheqësi i laboratorit, Avdullah Krasniqi dhe nga tekniku i tij, Nebih Grajçevci, të cilët i prezantuan për studentët të gjitha sallat e përgatitjes dhe ekzaminimit të provave, me ç’rast përmes pamjeve fotografike treguan punën në laboratorë, kampionet (mostrat) dhe proceduarat e nxjerrjes së parametrave fizikë dhe mekanikë. Ku patën rastin të shohin nga afër edhe procedurat nga marrja e mostrave, e deri në nxjerrjen e rezultateve finale, sa i përket vetive fizike dhe mekanike të dherave.

Falë kësaj vizite, konsiderohet se studentet me përvojën e fituar, do të jenë të aftë të zgjidhin probleme inxhinierike nga fusha e gjeomekanikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme