Studentët e UBT-së, në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe atë të Arkitekturës, vizituan panairin e materialeve, të organizuar nga kompania “M-SORA”, në Parkun e Biznesit, në Drenas.
Me këtë panair janë prezantuar më shumë se 20 kompani të ndryshme evropiane të materialeve të ndryshme ndërtimore, produktet e të cilave janë prezantuar nga ekspertë të kësaj kompanie, të ardhur nga Gjermania, Austria, Italia, Sllovenia etj.
Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan me disa materiale të reja, që janë duke u aplikuar nga projekte të ndryshme ndërtimore, siç janë: shiritat izolues ndaj kondenzionit të ajrit, pastaj u njohën me metodat e ndryshme inovative të lidhjes së elementeve të drurit, si dhe me mekanizmat më të ri që përdoren tek dyert dhe dritaret, si dhe produkte tjera të reja.