Zyra e Bashkimit Evropian, për nderë të Ditës së Evropës ka mbajtur Panairin e Arsimit, ku u prezantuan universitetet nga shtetet anëtare në BE.
Panairin e vizituan shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e ambasadorë të shteteve të BE-së në Kosovë.
Në këtë panair studentët kosovarë patën rastin të shohin mundësitë për të vazhduar studimet në vendet e BE-së përmes programeve ofron zyra e BE-së në Kosovë, siç është Erasmus +.
Bekim Ibishi, student në departamentin e shkencave në UP tha për Ekonomia Online se ka ardhur për të shikuar mundësitë e vazhdimit të studimeve në ndonjë vend të BE-së.