Studentët kërkojnë krijimin e një komisioni për hetimin e ngacmimeve seksuale në UP

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata studentore Studim Kritik Veprim, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA kanë mbajtur një tubim në oborrin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës me qëllim adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Alora Hyseni, nga Grupi Anti-Seksist, tha se shkarkimi i ish-prorektores Teuta Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme, prandaj edhe angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera do të vazhdojë.

“Një nga format e kësaj shtypje që ndodhu javët e kaluara është ngacmimi seksual, kurrë nuk është ndëshkuar dikush me një veprim të tillë. U plotësua vetëm një kërkesë e jona ndër shumë kërkesa që kishim, u shkarkua prorektorja që përdori gjuhë seksiste duke thënë se ato janë provokuese”.

“Ne rrëzuam një prorektore femër, e dimë qe po të ishte burrë do të ishte e vështirë, por kauza jonë do ta rrëzonte secilin qoftë burrë apo grua. Shkarkimi i saj nuk plotësoi të gjithë kërkesat tona”.

Ajo tha se po kërkojnë krijimin e një komisioni për hetimin e ngacmimeve seksuale në UP.

Kërkesat e paplotësuara sipas saj janë:

  • Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij;
  • Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale;
  • Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura.

Të ngjashme