Studentët kërkojnë shkarkimin e Frashër Demajt, thonë se po shtrembërohet historia

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 12:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentë të Universitetit të Prishtinës me qëllim për të treguar se historinë e Kosovës askush nuk ka të drejtë ta devijojë kanë mbajtur aksion simbolik kundër deputetit dhe historianit Frashër Dema, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht studentët u penguan nga Policia e Kosovës në vendosjen e pankartës. Ata kanë kërkuar shkarkimin e Frashër Demajt si dhe sabotimin e librave që masakrat në Kosovë i konsiderojnë incident.

Studenti Albinot Teraku ka thënë se historiani Frashër Demaj asnjëherë nuk është distancuar nga deklaratat e tij.

“Frashër Demaj asnjëherë nuk u distancua nga veprimet dhe deklaratat e tij, dhe si i tillë ai përfaqëson një institucion dhe është anëtar. Gjuha e tij është e papranueshme për ne, ku ai i njollos grat shqiptare”.

“Ne si historian e kemi për qëllim ta tregojmë realitetin dhe jo ta shtrembërojmë ata. Ky është një gabim amatoresk i tij dhe është i papranueshëm për ne dhe ne do të jemi gjithnjë kundër atyre që dëmtojnë imazhin tonë”.

Ndërsa studenti, Bekim Ibishi ka thënë se akademia është e ndijuar politikisht. Madje ai ka kërkuar shkarkimin e Demajt si dhe sabotimin e librave, që sipas tij, ata duhet të ndryshojnë, raporton EO.

“Banale është mu shtrembëruar besimi qytetar. Edhe Frashër Demaj i ka lejuar historianët serbë të dominin në projektin ndërkombëtar”.

“Mu më shqetëson se mu ka ofenduar nëna, gjyshja jem dhe krejt grat shqiptare. Akademia është e ndikuar politikisht, sepse në një akademi normale Frashëri nuk do të ishe pjesë e saj dhe ne kërkojmë që Frashëri të përjashtohet dhe ato libra të sabotohen”.

Të ngjashme