Studentët me aksion simbolik kundërshtojnë ndërtimet në oborrin e UP-së te parkingu nëntokësor

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 14:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” ka zhvilluar një aksion simbolik në lokalet e ndërtuara në parkingun nëntokësor, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ata kanë kundërshtuar hapjen e bizneseve në kuadër të parkingut nëntokësor.

Aty fillimisht është vendosur një shirit që simbolizon rrezikun, e më pastaj janë hedhur letra tualeti.

Kledi Kabashi nga Parlamenti Studentor, ndërtimin e këtij parkingu e ka quajtur “uzurpim”, teksa fajtor e ka bërë Komunën e Prishtinës.

“Jemi mbledhur këtu, për ta kundërshtuar vazhdimin e uzurpimit të kampusit universitar. Hapësira publike, oborri universitar s’është hera e parë që uzurpohet. Fillimisht nga objektet pa leje të Millosheviqit, e tash fatkeqësisht 22 vite pas luftës ky uzurpim po vazhdon nga Komuna e Prishtinës, që kur filloj punimet e parkingut premtonte se edhe pemët do t’i ruante. Sot asnjë nga ato peme nuk gjendet këtu, të gjitha ato janë dëmtuar e zhdukur”, tha Kabashi.

“Sot në oborrin e universitetit po hapen lokale gastronomie, në vend te bibliotekave. Sepse qëllimi i profiteve është parja dhe jo dija. Pra betoni para gjelbërimit. Ky betonizim nuk i shërben studenteve”, tha Kabashi.

Të ngjashme