Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik, organizoi ligjëratë me temën “Tejkalimi i vështirësive në fillimin e një biznesi”, e cila njoftoi studentët me sfidat e shumta, me të cilat ballafaqohen në fillimin e një biznesi.
Ardian Hoxha drejtor i Amerikan School of Kosova, tregoi para studentëve vetitë që i duhen një ekipi për të funksionuar si biznes, raporton Ekonomia Online.
“Gjithçka fillon prej një ideje e cila e zgjidh një problem apo çfarë nevoje plotëson, me trendet e sotme”
Mundet që ideja në një të ardhme të afërt të mos funksionoj, pasi sipas tij mund të ketë ndryshim të nevojave sepse ritmi me të cilin ecën bota ndryshon me një tempo të shpejt.
Gjatë ligjëratës ai pati diskutime me studentët rreth ideve të tyre nëse do të donin të kishin një biznes. Hoxha tha se në ditët e sotme qasja në financa është më e lehtë se kurrë. Ai përmendi ide të cilat janë shndëruar në storie suksesi.
“Ju prej këtu mundeni me e kriju ide të biznesit që mund të dhezin në të gjithë botën, ka miliona ide. Çdo biznes është organizatë e organizatë është edhe familja në të cilin çdo anëtar ka rolin e tij. Çdo organizatë lind ashtu siç lind njeriu dhe ky proces vjen nga idea”, tha ai.