Studentët promovojnë Kosovën, po thyejnë barrierat politike

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 12:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia inauguruese e Unionit të Studentëve të Kosovës. Kryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës, Krenare Çerkini ka treguar punën 4 vjeçare te Unionit të Studentëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Unioni ka mbushur 4 vite, 4 vite angazhim sfida e shumë suksese që ne i gëzojmë tani së bashku, kemi bërë histori. Unioni ka shumë mbështetës serioz e bashkëpunëtorë, kemi arritur të kemi partneritet me unionin e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Danimarkës e shumë shteteve tjera”

“…këto bashkëpunime do të jenë faktor kyç për organizime të programeve të ndryshme për avancimin studentor, programe shkëmbimi, që kanë qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit të studenteve”, tha Çerkini.

Çerkini tha se studentët janë ambasadorët e Kosovës të cilës përmes unionit janë duke promovuar Kosovën.

“Ne po promovojmë Kosovën nëpër vende të Evropës kemi thyer barrierat diplomatike duke arritur bashkëpunime me vendet si Sllovaki dhe Rumani kjo do të thotë shumë dhe tani do presim shumë delegacione nga shumë vende”.

Franceska Damiani, përfaqësuese e OSBE-së në Kosovë tha se studentët duhet ndihmuar në mënyrë që të i shpërfaqin aftësitë e tyre, raporton EO.

“Angazhimi i tyre është i admirueshëm është nder për OSBË me i mbështetë përveç studimeve që duhet të i kryejnë të angazhuar në atë që mund të jetë zhvillnim i shoqërisë në integrim të komuniteteve dhe jam impresionuar nga përgjegjshëmeia e tyre për të qenë të hapur në parimet e demokracisë që duhet respektuar, rinia dhe gjeneratat e reja duhet të jenë të mbështetura”, tha ajo.

Në fund janë ndarë mirënjohje për disa akter të cilët kanë ndihmuar punën dhe aktivitetet e Unionit të Studentëve të Kosovës.

Të ngjashme