Studentë nga “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” kanë protestuar kundër politizimit të arsimit në Kosovë.
Protesta, e cila është e qetë, ka filluar me marshimin e pjesëmarrësve nga Rektorati deri te ndërtesa e Qeverisë. Studentët janë të revoltuar pas përjashtimit të AKA-së EQAR, raporton Ekonomia Online.
Ata, në pankartat kanë kërkuar edukim të denjë në Universitet dhe janë shprehur kundër janë politizimit në arsim.
Bujar Beka përfaqësues i Organizatës “Paqja Studentore” tha se përjashtimi nga EQAR është tronditëse për studentet e Kosovës.
“Javën e kaluar ka ndodhur një ngjarje tronditëse për studentët. Ky përjashtim ka ndodhur për shkak të politikes. Kjo i bie që diploma jonë nuk do të njihet nga universitetet evropiane, mos na privoni per të drejtat tona për arsim sepse ne po bartim pasojat. Une dua të studjoj në Gjermani, kjo është e drejtë e jona mos na ndaloni. Shqetësimi jonë I madh është politizimi i arsimit. Ne kemi një kërkesë të vetme, poltika larg nga arsimi, interesat larg nga arsimi”, tha ai.
Përpraim Blakaj student tha se kjo organiztë po proteston sot për shkak se studentët janë ata që pësojnë më së shumti nga përjashtimi nga Agjencia e Akreditimit.
“Nuk është normale që studentet e Kosovës mos të kenë të drejtën e vazhdimit të studimeve në shtetet e Evropës. Kjo tregon qartë se gjendja është alarmante dhe duhet ndryshim i shpejtë . Ne kërkojmë nga kryeministri dhe Ministri i Arsimit që të japin llogari para kuvendit për këtë dështim. Ne kërkojmë nga deputetet e parlamentit që ta thërrasin një interpelancë”, tha ai.
Kryetari i oganizatës “Paqe Studentore” Premton Hulaj tha se takimi i djeshëm me ministrin nuk ka qenë zyrtarë dhe ka qenë një formë presioni për organizatat studentore.
“Takimi me ministrin ka qenë i çuditshëm, njëfar forme ka qenë presion. Prostesta jonë është simbolike dhe besoj qe do të unifikohemi. Ne e dimë që politika gjithmonë ka qenë e pranishme në arsim madje e tillë është edhe në disa organizata studentore prandaj nuk ekziston një unifikim i organizatave”, tha ai.
Kërkesat e kësaj organizate janë:
Edhe Parlamentet Studentore të të gjitha universiteteve publike dhe Këshillet Studentore të kolegjeve private të arsimit të lartë kanë thirrur një konferencën për media ku do të shpalosen qëndrimet e përfaqësuesve studentor për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe për disa nga problemet e tjera në arsimin e lartë.
Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një komunikate ka garantuar se asnjë studentë nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në Universitetet Evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash.
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
AKA në vitin 2015 ishte bërë pjesë e EQAR-it, që është regjistër i agjencive evropiane të sigurimit të cilësisë, të cilat dëshmojnë se standardet dhe procedurat e tyre janë në përputhje substanciale me parimet për sigurimin e cilësisë në Evropë.
Vendimin për përjashtim thuhet se Komiteti i Regjistrit ka konstatuar se pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të u.d. të drejtoreshës së Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, kjo agjenci “ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome”.
Ministri, Shyqiri Bytyqi, më 25 shtator të vitit të kaluar, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë (që njihet si Bordi i Agjencisë së Akreditimit), si dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Akreditim, me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me shumë “parregullsi”.