Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës së bashku me përfaqësues të studentëve të Universiteteve të tjera kanë mbajtur konferencë për media lidhur me aktivitetin-marshimin paqësor për liberalizimin e vizave që do ta mbajmë më 10 janar, raporton Ekonomia Online.
Arben Elshani kryetar i Parlamentit Studentor tha se Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë të padrejtë Kosovës duke e izoluar atë.
“Mosliberalizimi i vizave është e padrejtë që i është bërë vendit . Pritja e gjate për viza para ambasadave është e padrejtë për qytetarët dhe studentet. Studentet duhet të lëvizin lirshëm dhe të shkëmbejë përvoja me studentë e vendeve të tjera”, tha ai.
Jehona Gashi, kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, tha se izolimi i studentëve po u bëhet padrejtësi.
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë. Pas shumë viteve pas luftës kemi mbetur të izoluar. Ne duhet të shkëmbejë përvoja pozitive me vendet tjera”.
Bekim Ibishi nënkryetar i Fakultetit të Filologjisë u bëri ftesë të gjithë qytetarëve t’i bashkohen marshimit.
“Unë ju bëjë ftesë të gjithë qytetarëve ti bashkohen marshit me 10 janar në ora 12:00. Ne nuk e dimë kush e ka fajin mirëpo ne nuk do të ndalemi deri ta gjejmë fajtorin”.
Studentët kishin protestuar edhe me 24 dhjetor të vitit të kaluar me të njëjtën kërkesë.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/388501861886535/