Studentëve të UP-së u mundësohet praktika në Ministrinë e Financave

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 16:43 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të studentëve të Grupit të Dytë (II) nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”.

Kontratat u nënshkruan nga 140 studentët e grupit të dytë të përcaktuar sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në Ministrinë e Financave. Në këtë grup bëjnë pjesë 100 studentë nga Fakulteti Ekonomik, 30 studentë nga Fakulteti Juridik, si dhe 10 studentë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore- Natyrore.

Puna praktike e studentëve do të mbahet në Ministrinë e Financave në Administratën Tatimore të Kosovës, në Dogana të Kosovës, dhe në Agjencinë Qendrore të Prokurimit,  praktika do të zgjasë tre muaj.

Ministri i Financave Avdullah Hoti falënderoi UP-në për këtë bashkëpunim, sepse në bazë të përvojave të grupit të parë, zyrtarët nëpër ministri dhe nëpër agjencitë janë ndarë shumë të kënaqur.

“ Pasi që të gjithë jeni të profilit të ekonomisë ne në ministrinë e Financave do të shikojmë të iu orientojmë në  departamentin e buxhetit, ku do të shihni se si përgatitet dhe ekzekutohet buxheti i shtetit, si bëhen analizat makroekonomike. pasi që të gjithë jeni të profilit të ekonomisë”, ka thënë Hoti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema falënderoi ministrin Hoti për këtë mundësi për studentët dukë thënë se  është ndjenjë e veçantë që po merr pjesë në një akt si kjo e nënshkrimit të kontratave të studentëve për ta kryer punën profesionale.

Dema tha se UP-ja është duke kaluar nëpër disa reforma substanciale, në krijimin e standardeve në universitet.

“Ne nuk do të ndalemi derisa ta shndërrojmë UP në një sistem funksional, ku roli i ligjit do te jetë ai që do të përcaktojë se kush do të jetë pjesë e universitetit”.

Ai kërkoi nga studentët që njohurit e fituara nga studimet ti zbatojnë në punën praktike sa më mirë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të UP-së But Dedaj falënderoi ministrin Avdullah Hoti dhe Rektorin e UP-së Marian Dema për këtë mundësi për të treguar rolin që e ka UP-ja në zhvillimin ekonomik.

student mf1 student mf2

Të ngjashme