Studenti ia ndërprenë fjalimin ministrit: Diplomojmë që të punojmë kamerier

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 14:45 | Nga

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 450 studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë fjalimit të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, njëri nga studentët që priste të merrte diplomën, ia ndërpreu fjalimin, njofton Klan Kosova.

Studenti në fjalë i është drejtuar Bajramit me zë të lartë duke i thënë “studentët po diplomojnë për t’u punësuar si kamerier apo për të mbetur të papunë”.

Ai është larguar dhunshëm nga pjestarët e sigurimit në ambientet e sallës “1 Tetori”.

I pranishëm në këtë ceremoni është edhe ambasadori Greg Delawie.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme