Pavarësisht izolimit që po iu bëhet studentëve të Kosovës, ka nga ata që po arrijnë në mënyra të ndryshme ta prezantojnë punën e tyre nëpër botë.
Alban Rashiti që dikur studionte në Shkencat Kompjuterike në një kolegj në Kosovë bashkë me profesorin Arben Damoni kanë arritur që të realizojnë një punim të jashtëzakonshëm shkencor i cili do të publikohet nga Computer Society’s IEEE CPS në “The 2017 International Conference on Computational Science and Computational Intelligence”, që do të mbahet në Las Vegas të SHBA-së.
Punimi shkencore me titull “ Adaption of Levenshtein Algorithm for Albanian Language” dhe është vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga ekspertet e kompjuterikes.
Ky punim është përzgjedhur më i mirë në mesin e mbi 100 shteteve që do ta marrin pjesë në këtë konferencë shkencore në Amerikë.
Punimi do të publikohet nga Rashiti dhe Damoni këtë vit në IEEE ku do ta prezantojnë punën e tyre në “The 2017 International Conference on Computational Science and Computational Intelligence”, e cila mbahet ne Las Vegas te SHBA-ve.
Vlen të theksohet se nga maksimumi i pikëve të vlerësimit që mund të merren në një punim ishte 20 pikë, ndërsa punimi i Rashitit dhe Damonit ka marr 18, duke u vlerësuar lartë në aspektin teknik, origjinalitetin dhe organizimin.
Objektivat e CSCI konferencës janë adresimi i problemeve të cilat janë të pamundshme për tu zgjidhur pa ndihmën e kompjuterëve.