Studenti shndërrohet në milioner falë gabimit të bankës

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 10:05 | Nga

Kush është ai që do i binte shansi të kishte në dore 1.25 milion dollar dhe të mos realizonte jetën e ëndrrave?

Eh, besoj se të gjithë do i shpenzonim qindarkë për qindarkë.

Epo dikush ka qëlluar me kaq fat, dhe ai është një student australian i cili falë një gabimi të bankës ka arritur të fitojë pa asnjë mund, 1. 25 milion dollar.

Dhe nëse do të dini se si i ka shpenzuar, ju themi që i ka shpenzuar siç do i shpenzonte çdo mashkull, me kokainë, striptiste, makina sportive dhe një anije.

Por edhe ëndrra e tij zgjati sa ëndrra e Hirushes sepse ai u vu në kërkim nga autoritet pas zbulimit të kësaj ngjarje.

Studenti i zhytur në borxhe, Luka Moore, ka shpenzuar plot 2.1 milion dollarë, duke blerë kështu një “Aston Martin” me vlerë 54 mijë dollarë, një “Maserati” me vlerë 21 mijë dollarë si dhe një varkë 32 mijë dollarë.

Por, këto nuk ishin të mjaftueshme për të, ndaj ai bëri edhe disa pushime luksoze, pagoi disa borxhe që kishte, fatura dhe një këmishë basketbolli me nënshkrimin e “Michale Jordan”.

Pasi u akuzua për mashtrim, 29-vjeçari u dënua me 4 vjet burg, por ai doli sërish i lirë, pas fitores në apel kundër dënimit të tij me arsyetimin se veprimet që kishte bërë nuk ishin “mashtruese”.

Ai aktualisht jeton me nënën e tij në Goulburn, New South Wales dhe është duke studiuar për tu bërë një avokat për çështjet kriminale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme