Studentja Drenusha Imeri fillon praktikën në “Ceni Company”

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Drenusha Imeri, tash e disa muaj ka filluar praktikën në kompaninë më të madhe ndërtimore në rajonin e Gjilanit, “Ceni Company”.

Kjo kompani i ka dhënë mundësi asaj të jetë pjesë e disa projekteve të rëndësishme që janë realizuar në Gjilan, përfshirë edhe objekte afariste-banesore dhe jo vetëm.

Studentja Imeri tha se UBT dhe profesorët, janë ata të cilët i kanë ofruar ndihmë profesionale që ajo të arrijnë tregun e punës.

“UBT është institucion që të bën profesionist të mirë, pasi që institucioni ofron bashkëpunim në relacionin studentë-profesorë, ofron teknologjinë e fundit për studime dhe ka staf të kualifikuar. Gjitha këto mundësojnë që studentët e UBT-së të dalin gjithmonë të përgatitur profesionalisht”, vlerësoi Imeri.

Duke folur për të ardhmen, ajo tha se planifikon t’i vazhdojë studimet e nivelit master, me qëllim të arritjes së shkallës më të lartë të profesionalizmit.

Studentët e të gjitha fakulteteve në UBT, para dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore, lehtësisht qasen në tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar, në institucione publike dhe private.

Të ngjashme